Dosja ‘Beleri’, Burimi: Amerikanët do të zgjedhin Greqinë para Ramës

17:52, 13/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi ka deklaruar se në dosjen ‘Beleri’, Rama dhe drejtësia shqiptare ka vepruar në mënyrë amatore duke i dhënë përparësi Greqisë.

Në një lidhje për edicionin e pasdites me Arnold Karriqin në Syri Tv, Burimi është shprehur se Amerika dhe Perëndimi kanë interes të mbajnë anën e Greqisë pasi nga ana gjeostrategjike ju vlen më shumë.

“Nga ana gjeostrategjike Greqia ju vlen shumë më tepër se Shqipëria. Baza më e madeh detare ujore është Greqia dhe amerikanët nuk do të donin të arrinin në këtë pikë, të prononcoheshin . Ky është një gabim trashanik i Edi Ramës që duhej ti kishte hedhur fillimisht ‘ujë verës’ dhe ta zgjidhte këtë problem me qetësi. Nuk ishte e nevojshme të mbahej 3 muaj i arrestuar në paraburgim Beleri sepse gjërat që akuzohet sot në SHBA Trumpi janë shumë më të rënda se të Belerit. 

Nuk janë këto kodet e drejtësisë perëndimore, nuk të fut njeri kot kaq gjatë në paraburgim, vetëm po të jesh rrezik publik numër 1, terrorist. Prandaj, Rama veproi gabim, bashkë me drejtësinë. Kjo drejtësi më mirë ta kishte çuar Belerin në menjëherë, të dënohej, që edhe amerikanëve ju mbyllej goja e këtyrje tjerëve u mbyllej goja. Këta kanë vepruar si amator në dosjen ‘Beleri’ që çon sot në prononcime perëndimore  që në një farë mënyre mbajnë anën e Greqisë

Sot Rama është komplet në panik sepse po shkon në OKB me dy minuse të medha, me një ministre të jashtme që e shkarkon për korrupsion pak ditë para mbajtjes së asamblesë dhe po ashtu me një polemikë të jashtëzakonshme për një bashkësi të vogël, 8 mijë banorë,  të Himarës. Vet i ngatërroi këto gjëra dhe tani nxehet  dhe thotë ‘nuk dua leksione morali’. Zoti Rama sot je komplet shah-mat dhe mesa duket kupa po mbushet me korrupsionin, me grekët. Nuk do habitem nëse amerikanët po fillojnë të mendojnë për largimin e Pamës nga politika shqiptare sepse është në dëm të interesave perëndimore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco