Rusia dha fonde për Bashën/ Nga mediat amerikane te BBC: Skandali u zbulua nga inteligjenca në SHBA

Rusia dha fonde për Bashën/ Nga mediat amerikane te BBC: Skandali u zbulua nga inteligjenca në SHBA

20:18, 12/09/2023
A+ Aa A-

Mediat pranë qeverisë, lajmëruan sot me bujë se Lulzim Basha do të jetë raportues i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse.

"Edhe kjo është një arritje e madhe e qeverisë. Cakton si reporter të Këshillit të Europës një deputet për të kërkuar bllokimin e aseteve Ruse në Europë, ndërkohë që këtu në Shqipëri deputetin në fjalë e akuzon se ka përdorë para ruse në fushatë,” tallej Ylli Manjani.

Në fakt, inteligjenca amerikane ka publikuar një raport, ku thuhet shprehimisht se Lulzim Basha ka marrë gjysmë milionë dollarë nga rusët.

Lajmi u publikua fillimisht nga Zëri i Amerikës, që citoi një zyrtar të qeverisë amerikane.

Pas Zërit të Amerikës edhe BBC, media kombëtare e Britanisë së Madhe i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme financimit rus për Bashën në vitin 2017.

“Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët në më shumë se 24 vende, sipas pretendimit të ngritur nga SHBA”- transmeton BBC.

Në artikull theksohet se bëhet fjalë për një shifër prej 500 mijë dollarësh që i është kaluar Partisë Demokratike në vitin 2017.

Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’.

Ndërkohë, edhe revista amerikane ‘Mother Jones’, shkruante se inteligjenca amerikane beson se Rusia ka përkrahur Lulzim Bashën.

Sipas kësaj reviste, dosja e Bashës është mbyllur në rrethana të errëta në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco