Dervishi: Ervin Muço, ‘Nëna’ e vjedhjeve të të dhënave! Ja si ndodhi kopjimi i TIMS me urdhër të tij

18:43, 12/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur dritë mbi skandalin shtetëror për vjedhjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë nga sistemi TIMS me urdhër të drejtuesit të lartë të policisë, Ervin Muço.

Në studion e Task-Force me moderatoren Sonila Meço, Dervishi hodhi akuza në drejtim të Ervin Muços, si person me precendent në vjedhjen e të dhënave para emërimit të tij si drejtues i lartë i policisë dhe sipas tij ky njeri etiketohesh si ‘nëna’ e këtyre historive.

Gazetari Dervishi ka bërë një sqarim kronologjik të të gjithë veprimeve kriminale prej 12 orësh në zyrat e TIMS të urdhëruara nga Ervin Muço, si ka vlerësuar zëvendësin e tij Ardit Muço i cili lajmëroi eprorët për këto veprime të çmendura që po ndodhnin në Policinë e Shtetit.

Dervishi: Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimin zyrtarisht me kallëzim të vetë policisë, SHKB-së. Kjo është me reja e këtyre ditëve. Do i rekomandoja prokurorisë që reagimin e Ervin Muços ta fusë në dosjen hetimore pasi aty ka disa qëndrime kontradiktore dhe që mua po më bindin pasi mua më vijnë informacione të shumta për këtë temë dhe i kam të qarta gjërat në kokën time.

Në fillim ky zotëria thotë që unë shkova për të bërë ‘backup’ e sistemit TIMS që domethënë të bëja një kopje si në sulmet me iranianët që të na e marin sistemin të na e kopjojnë dhe të humbasin të dhënat.

Tani këto parakaluesit, drejtuesja e mëparshme ka qënë shumë korrekte e kanë kanë flakur e kanë internuar por e kishte bërë punën mirë dhe çdo gjë kishte shkuar në rregull aty, nuk ishte ardhur njeri të bënte ‘backup’ me një ndërhyrje të jashtme.

Ky është një vendim që Ervin Muço e ka marrë 1 muaj pas emërimit dhe nuk është vendim por një aksion i mirëmenduar. Jam i sigurtë që në këtë periudhë ata janë duke krijuar një alibi dhe alibia e vetme që ata kanë në mend të përdorin kur të meren në pyetje nga prokuroria do thonë që nuk e dinin që sistemi TIMS e bënte vetë ‘backup’-in që bie në kundërshtim me këtë email që ai ka bërë dhe do ishte mirë që ta kishte prokuroria si reagim të parë të tyre dhe publik.

Si lindi kjo histori? Kjo histori ka filluar me emërimin e këtij të çuditshëm. Kjo është alibia e parë dhe ata do mbrohen sepse kjo është mbrojtja më e mirë që të thonë që nuk e dinim.

Sisteme të tilla kaq të sofistifikuara e bëjnë vetë ‘backup’-in dhe ka backup të pjesshëm apo të plotë por TIMS me sa di unë e bënte vetë ‘backup’-in e plotë.

Një muaj përpara se të ndodhte kjo histori ky njeriu është emëruar është marrë nga AKSHI me një karrierë të tmerrshme, vetëm me akuza për vjedhje të dhënash nga tatimet i hetuar, këto të policisë kur shkruanin email-in vjedhje të dhënash nga kadastra etj. dhe ky njeri etiketohesh si ‘nëna’ e këtyre historive si maja e piramidës dhe ky njeri vjen dhe bëhet drejtuesi i lartë i policisë brenda ditës apo tre ditësh dhe çfarë ndodh, në datën 2 kur është bërë goditja, është ndërruar edhe koka e antikrimit kibernetik. Në datën 2 gusht kur është bërë goditja nuk kishte polic, kryepolici ishte hequr nga puna dhe ishte sjellë shoqja e tij, një femër me mbiemrin Gjana e cila në vitin 2014 kishte të njëjtën histori me vjedhjen e harddrive të punës së saj në polici. Të dy personat me precedent dhe emërimi i kësaj shefes së antikrimit kibernetik është edhe më i frikshëm, duke larguar një njeri të certifikuar nga amerikanët që bashkëpunonte shumë mirë me SPAK dhe ishte njeri shumë i besuar në radhët e policisë dhe vjen një person pa arsimin përkatës, sepse antikrimi kiberentik është strukturë hetimore dhe duhet të bësh hetim dhe vjen një njeri që nuk ka lidhje me hetimin dhe bëhet drejtoreshë e kësaj strukture.

Në datën 2 gusht kjo zyrtarisht duhet të ishte në punë që të bëhej goditja që të mos kishte polic me kamxhik te porta sepse erdhi njeriu i tyre. Pra është një grup i ri që ka emëruar Talant Balla.

Në datën 2 gusht, kur mbaron orari zyrtar vjen Ervin Muço, drejtuesi i parë i policisë, ku njeriu shumë i besuar i grupit të ri, vjen me disa njerëz me vete dhe i thotë bëni eksport TIMS-it duke i terrorizuar punonjësit dhe punonjësit kanë mbyllur dyert dhe kanë ikur, thanë çfarë është ky i çmendur. Është hapur vetëm një zyrë që kishte lidhje me TIMS ku mund të bëheshin veprimet dhe ajo punonjësja e zyrës ia ka dhënë në mirëbesim sepse ishte shefi i saj, ishte urdhër dhe aty janë futur.

 Prapa fillon reagimi nga brenda i zëvendësit të tij, që i thotë Met Rrumbullakut se çfarë është kjo punë çfarë është ky njeri që vjen dhe bënë këtë gjë që është e paligjshme.

I është dhënë 12 orë kohë të bëjnë çfarë të duan. Që nga alarmi deri kur ka ardhur hetimi ka qënë 12 orë. Dhe gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur dhe incidente të tjera. Pasi marin vesh që njeriu numër 2 ka filluar lajmërimet i thonë mbylljani të gjitha mundësitë që të komunikojë. Tmerr. Jepet urdhër të bëhet kjo punë.

Pjesa tjetër është se i panë kamerat, kërkonin mirëmbajtësin e kamerave u fsheh dhe ai.

Kur këta nuk i janë bindur atëherë janë futur persona nga jashtë civilë që futen në TIMS me urdhër të kujt nuk dihet.

Ai që ka lajmëruar policinë zëvendësi Ardit Muço, i ka bërë email zyrtar Muhamet Rrumbullakut dhe Neritan Nallbatit./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco