Akuza e përfshirjes së Mediut në çështjen ‘Gërdeci’/ Gjokutaj: SPAK vepron me axhendë politike, po shkelen të drejtat e njeriut

22:28, 11/09/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj në një diskutim në ‘Çim Peka Live’ në lidhje me akuzimin për përfshirje të kryetarit të Partisë  Republikane, Fatmir Mediut në rastin e ‘Gërdecit’ është shprehur se është cenuar procesi gjyqësor dhe janë shkelur të drejtat e njeriut.

Gjokutaj është shprehur se SPAK në shumë hetime, përfshirë dhe këtë rast, po vepron sipas axhendës politike me regji të qeverisë.

“Ajo që unë kuptoj nga gjithë ky parashtrim që bëri zoti Mediu është që këtu në rastin konkret janë cenuar procesi i rregullt ligjor dhe të drejtat themelore të një individi në proces. Unë e kam menduar që kërkesa për gjykim të shkurtuar ka qënë në nivel procedural. Pra, nuk ka pse merren provat kur ti këtë proces e sheh të rezauruar për shkak të kohës dhe atyre elementeve që zoti Mediu  parashtroi.  Çfarë thotë gjykata? Thotë: në fund do të shohim edhe këtë problem.

Faktikisht, verifikimi i parashkrimit , i legjitimimit etj, bëhen në fillim të gjykimit, nuk bëhen në fund. Pra, jo vetëm kaq, kjo gjykatë ka shkelur  dhe konventën e të drejtave të njeriut i cili i garanton zotit Mediu një proces të paanshëm objektiv dhe brenda një afati të arsyeshëm. Llogarisni pak sa kohë ka, kalon dhe filtrin procedural dhe gjyqtari paraprak e ai nuk merret me këtë konstatim.  Prandaj unë mendoj që në rastin konkret një prokurori e cila hynë në kompetencat ekskluzive të një personi i cili gjykohet dhe thotë ‘vazhdojmë me gjykim të shkurtuar’ kur është pjesë ekskluzive e zotërisë dhe duan të vazhdojnë e duan të lajnë duart me këtë punë .

Prandaj në rastin konkret unë inkurajoj fprtë gjykatën. Gjykata duhet të gjejë integritetin moral, se pjesa ligjore tashmë është e qartë, që të mos krijojë precetentë të tillë dhe të bëhet një mashë në dorën e politikës  sepse kemi disa raste të konstatuara tashmë që gjykatat tona, SPAK-u më së shumti që u shkojnë nga mbrapa e në disa raste veprojnë me axhendë dhe kalendar politik.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco