Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Municionet e tepërta’/ Mediu: Detyrim ndërkombëtar që demontimi të mbaronte brenda 2010-ës

‘Municionet e tepërta’/ Mediu: Detyrim ndërkombëtar që demontimi të mbaronte brenda 2010-ës

22:19, 11/09/2023
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, deputeti Fatmir Mediu dha argumenta shteruese për sa i përket akuzave se demontimi i armatimit të tepërt u bë për interesa korruptive dhe private.

Mediu u kthye pas në kohë, ku sipas tij që në vitin 1994 në kollonën e pestë të Partneritetin për Paqen, përcaktohej menaxhimi i municioneve të tepërta për të ditur se nga kush sistem kemi ardhur.

Gjithashtu Mediu sqaroi se ‘në vitin 2005 kemi një prononcim të Ministrisë së Mbrojtjes që thotë se gjysma e depove të armatim municioneve janë në rrezik të madh vetëshpërthimi’.

Duke iu referuar ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur që nga viti 1997, Mediu renditi se janë më shumë se 100 persona që janë vrarë nga armatim municioni deri në vitin 2008 kur ndodhi dhe tragjedia e Gërdecit.

‘Po ashtu kemi pasur edhe detyrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimin që demontimi duhet të mbaronte deri në vitin 2010’, u shpreh Mediu.

Mediu: Fabula e parë e akuzës ishte se ky demontimi u bë për interesa korruptive dhe private. Në një kohë që në vitin 1994 për Partneritetin për Paqen kollona e pestë e këtij partneriteti përcaktonte menaxhimin e municioneve të tepërta. Të dimë se nga kush sistem kemi ardhur.

Po ashtu gjatë ’97 u krijuan probleme akoma edhe më të mëdha me armatim municion që shkojnë në duar të njerëzve dhe magazinimi ishte tërësisht jashtë standardeve të NATO-s. Municionet e tepërta vetitë fiziko-kimike fillojnë dhe krijonë mundësi vetëshpërthimi. Në vitin 2005 kemi një prononcim të Ministrisë së Mbrojtjes që thotë se gjysma e depove të armatim municioneve janë në rrezik të madh vetëshpërthimi.

Kemi dhe ngjarje, janë mbi 100 vetë që janë vrarë nga armatim municioni nga ’97 deri në vitin 2008 kur ndodhi tragjedia ‘Gërdeci’ dhe nuk di të jetë marrë ndonjëri përgjegjës apo ndonjë ministër të ketë dhënë dorëheqjen.

Edhe me detyrimet që ne kemi pasur në planin ndërkombëtar për anëtarësimin në NATO në planin e veprimit për anëtarësim po ashtu edhe në vlerësimin e mbrojtjes. Kanë qënë 2 dokumente krysore që diskutoheshin para meje dhe gjatë kohës që unë kam qënë Ministër Mbrojtje për anëtarësimin në NATO.

Ka disa vlerësime, vlerësimin e Departamentit Amerikan Të Mbrojtjes në vitin 2001 për situatën e Forcave të Armatosura dhe ka një kapitull të veçantë për logjistikën dhe për armatim municionet dhe kostot e demontimit ashtu siç ka edhe në vitin 2006 kur unë kam ardhur si Ministër Mbrotje me kërkesën time dhe në vitin 2008 nga ekipi amerikan i KUBIK që ekzitonte në Ministrinë e Mbrojtjes.

Po ashtu kemi pasur edhe detyrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimin që demontimi duhet të mbaronte deri në vitin 2010.

Këto kanë qënë angazhimet ndërkombëtare.

Kjo ka qënë një çështje prioritare dhe në të gjitha angazhimet e mia./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco