Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Lubonja ia plas në sy fansit të Bashës: Kryetari jot më ka thënë mua amerikanët nuk luajnë pastër, ik pyete a i ke thënë Fatosit kështu

Lubonja ia plas në sy fansit të Bashës: Kryetari jot më ka thënë mua amerikanët nuk luajnë pastër, ik pyete a i ke thënë Fatosit kështu

22:03, 11/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në studion e “Open”, analisti i njohur, Fatos Lubonja, ka folur rreth zhvillimeve në kampin opozitar.

Gjatë debatit për reformën në drejtësi, mes Lubonjës dhe mbështetësit të flaktë të Bashës, Roland Bejko, Lubonja i ka thënë në sy Bejkos se Basha jashtë kamerave nuk flet për amerikanët siç flet në kamera dhe siç po flisni ju tani.

Debati:

Bejko: Amerikanët e kapën lepurin me qerre.

Lubonja: Si e kapën lepurin me qerre?

Bejko: Saimir Tahirin e futën në burg.

Lubonja: Kush e futi në burg mo? Me dy vjet… Me një fjalë t’i thua që kanë qenë të barazlarguar ata?

Bejko: Përgjigjja ime është kjo, e kapin lepurin me qerre…

Lubonja: Ik se s’je opozitë të them unë. Se ky kryetari jot ma ka thënë mua se ajo po luan keq (ambasada), ja ky që ke ti kryetar më ka thënë vetë mua.

Bejko: Nuk e di ç’të ka thënë kryetari..

Lubonja: Shko pyete, ia ke thënë Fatosit

Bejko: Nuk e di

Lubonja: Shko nesër e pyete, pyete ia ke thënë Fatosit se ata nuk po luaj pastër.

Më tej në debat është përfshirë edhe analisti tjetër Arion Sulo, i cili i ka thënë mbështetësit të Bashës se Saimir Tahirin e futi Anti Mafia italiane dhe jo ambasada.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco