‘Gërdeci’/ Mediu: Vepra e parashkruar! Vendimi i Apelit absurd! Avokati i familjarëve po bën politikën e SPAK

‘Gërdeci’/ Mediu: Vepra e parashkruar! Vendimi i Apelit absurd! Avokati i familjarëve po bën politikën e SPAK

21:58, 11/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, deputeti Fatmir Mediu ka folur edhe për çështjen Gërdeci.

Pyetjes së gazetarit Peka, Mediu iu përgjigj se procesi për të cilën po gjykohet në Apelin e SPAK është absurd, pasi vepra është parashkruar.

Gjithashtu deputeti u ndal edhe te avokati i familjarëve të dëmtuar nga shpërthimi në Gërdec, i cili sipas Mediut ka hequr dorë nga familjarët dhe po merret me politikën e SPAK.

Peka: Për çështjen ‘Gërdeci’. Ajo që ka bërë lajm te mediat e zotit Rama është një kërkesë e juaja që të thirren si dëshmmitarë disa ish-ministra të Mbrojtes të vendeve anëtare të rëndësishme të NATO-s. Sa i vërtetë është ky lajm dhe për çfarë duhen?

Mediu: Ky është një proces tërësisht i paligjshëm i qëllimshëm që është në shkelje të Kodit Penal pasi jo vetëm është parashkruar çështja por është gjykuar në Gjykatë të Lartë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në vitin 2019 dhe në Gjykatën e Apelit, biles është rekursi në Gjykatë të Lartë që diskutohet në datë 14 dhe për më tepër parashkrimi është tërësisht i qartë pasi në Kodin tonë Penal thuhet që parashkrimi i hetimit penal është nga momenti kur ndodh vepra deri në 10 vite pas saj. Edhe sikur ti mar të gjitha datat që kur ata konsiderojnë aktet e mia si të paligjshme apo me shpërthimin qoftë edhe me vendimi e Gjykatës së Lartë në vitin 2019 ëshë një gjë që është parashkruar.

Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë së SPAK pati një vendim absurd të Gjykatës së Apelit me pretendimin se Mediut nuk i është parashkruar sepse 2 vite ka qënë deputet dhe duke qënë se ka qënë deputet pezullohet parashkrimi se ka pasur imunitet.

Imuniteti është një çështje institucionale nuk është private dhe kërkesën për heqjen e imunitetit e ka prokuroria. Në një shtet ka vazhdimësi juridike dhe veprimi i prokurorisë kanë qënë të qarta që nuk mund të hapej çështja. Dhe këtë e kanë me shkresa. Nqs Parlamenti do të vendoste kundra mund të thuhej se ka një pengesë subjektive.

Ka dhe një pozicion absurd që e shoh nga pala e avokatit të familjarëve i cili ka hequr dorë nga familjarët dhe ka vendosur të bëjë politikën e SPAK tani. I cili del dhe thotë kur është marrë njëherë i pandehur brenda 1 viti ky duhet të jetë gjithë jetën i pandehur.

Heq dorë nga fakti që ka një vendim pushimi çështje të vitit 2009 që në momentin që pushohet çështja nuk ka më asnjë ngarkesë penale. Kam çuar dëshmi penaliteti edhe në deklarimet që kam çuar në Parlament. Nga të gjitha institucionet kam pasur që nuk kam çështje penale të hapur. Por të gjitha këto tregojnë qartësisht një veprim të njëanshëm të nxitur për qëllime dhe interesa që nuk kanë të bëjnë as me ligjin as me drejtësinë./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco