VIDEO/ Basir Çollaku: Taulant Balla është ministri i dosjeve për tu asgjësuar. Ka refuzuar ndihmën e SHBAq

20:38, 11/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV duke diskutuar për ‘rastin Rraja’, ku është i përfshirë edhe ministri Taulant Balla, është shprehur se ky i fundit është emëruar për të asgjësuar dosje.

Duke folur për skandalin e sistemit ‘TIMS’, Çollaku u shpreh se Taulant Balla ka refuzuar edhe ndihmë e SHBA-së për hetuar këtë çështje.

‘Taulant Balla është sot ministri i dosjeve për tu asgjësuar.

Ne kemi një nga skandalet e fundit dhe të gjithë e dimë, TIMS-i, privatimizimi dhe marrja kanibale e të dhënave për të bërë pazar, për të asgjësuar të dhëna dhe për të privatizuar Ministinë e Brendshme, vetëm një ministër i tillë mund ta bënte.

Ishte emëruar në mënyrë të padrejtë ai drejtuesi i IT, drejtues i lartë, një paligjshmëri totale në raport me ligjin për Policinë e Shtetit, e ka emëruar kryeministri atë. U fol se është paditur, por nuk është paditur, u fol se është pezulluar, por ai vazhdon punën, vazhdon punën për të cilën ka shkuar dhe jo punën që duhet të bëjë.

Edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar sepse janë dhe të dhënat e shtetasve të tyre, ofruan ndihmë, kërkuan hetim, por u refuzua.

Ky është një ministër që nuk njeh as partnerët, i refuzon publikisht’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco