Spiropali lajthit dhe fut “noc rrokun” në gojë!

Spiropali lajthit dhe fut “noc rrokun” në gojë!

20:28, 11/09/2023
A+ Aa A-

Elisa Spiropali bëri një reagim nervoz në median sociale pasi kreu i opozitës, Sali Berisha, tha se ajo kishte ëndërruar të bëhej ministre e Jashtme, por videoja me Bajrët ia dogji këtë dëshirë.

Në reagimin e saj, Spiropali e lëshoi veten dhe në lajthitje e sipër, futi në gojë edhe ‘noc rrokun’.

“O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh.

Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali.

Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty,” shkruan Spiropali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco