Bushkolaj: Duket sikur familja Rraja u amnistua nga drejtësia por u ekspozua përballë vetëgjyqësisë

20:20, 11/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon, gazetari Elkier Bushkolaj foli për vendimin e Prokurorisë së Tiranës për çështjen 'Rraja' e cila u amnistua nga drejtësia.

Bushkolaj theksoi se kjo është dobësia e institucioneve shtetërore për të vendosur drejtësi.

Gjithashtu sipas gazetarit në pamje të parë duket sikur është amnistuar familja Rrahja por kjo familje është ekspozuar përballë vetëgjyqësisë së familjet Maja.

Bushkolaj: Dobësia e institucioneve shtetërore për të vendosur drejtësi. Të gjithë e mbajmë mend se si anëtarët e familjes Maja deklaruan që të vendosej drejtësi ose do të bënin vetëgjyqësi. Në pamje të parë duket sikur e ka toleruar por në gjykimin tim i ka nxjerrë në pritë si subjekt i vetëgjyqësisë.

U shkri Komisariati i Krujës për atë ngjarje dhe kjo qenka plagosje e lehtë? Bëmë një reformë gjyqësore që kjo zonë të menaxhohej nga Prokurori e Tiranës. Por që Prokurori e Tiranës të mos jetë as në nivelin e ish-Prokurorisë së Krujës për të dalë në këtë vendim, kjo është e papranueshme.

Është një ngjarje që solli largimin e deputetit, shkarkimin e ministrit dhe mendoj se sot prokuroria ka bërë një dëm mjaft të madh. Në gjykimin tim po ekspozohet familja Rraja përballë një vetëgjyqësie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco