Propaganda e Veliajt për ndërtimin të shkollave, Teliti: 70 mijë qytetarë jetojnë në Astir dhe nuk ka asnjë shkollë

20:13, 11/09/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë Dorian Teliti ka denoncuar mungesën e shkollave në zonat më të populluara të Tiranës. Teliti ka risjellë në vëmendje propagandën e krytarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliajt i cili premtoi shkolla në zonën e Astirit, po ashtu reduktimin e dy turneve në shkolla.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, Teliti është shprehur se taksat rriten dhe ndërkohë qytetarët nuk marrin asnjë  shërbim.

“Realiteti është që sot numërohen me gishtat e dorës shkollat të cilat janë me një turn. Pjesa dërrmuese e të gjithë shkollave të Tiranës sot janë me dy turne. Sot në vitin e 9-të të qeverisjes së Erion Veliajt në krye të punëve të Tiranës  ne kemi zonë në Tiranë e cila rritet, biles Erion Veliaj i bëri dhe një gol Edi Ramës duke thënë  që në gjithë Shëipërinë ulet numri dhe vetëm në Tiranë rritet. Nuk e di sesi e ka pritur kryeministri këtë pjesë sepse kjo bije ndesh me vetë propagandën e kryeministrit që thotë njerëzit nuk largohen  nga Shqipëria ndërkohë që kemi kandidatin për të zëvëndësuar Edi Ramën në krye të ps-së në të ardhmen. Fakti është një dhe vetëm një, nuk ka shkolla në zonën e Astirit. Nuk ka shkolla në zonën kurorës së liqenit dhe në shumë e shumë zona të tjera të Tiranës shkollat janë në rast se bien në proces rikonstruksioni. Le të marim shkollat në zonën e Kombinatit apo në zona të tjera, gjysma e godinës futen nxënësit dhe në gjysmën tjetër po kryen punimët  e cila është totalisht në shkelje të sigurisë të jetës së nxënësve. Ajo çka po ndodh sot në Tiranë, më mirë se çdokush e kanë parë prindërit dhe vetë prindërit janë ata të cilët kanë ngrit shqetësime pafund. Nëse doni të shikoni Tiranën e bukur bëni aksin nga Surreli deri në qendër, në bulevard, nëse doni të shikoni  Tiranën reale ku jetojnë njerëzit  shikoni të gjithë pjesët e tjera. Pjesë të braktisura të cilat bëhet thjeshte propagandë .”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco