Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

McGonigal kërkon më shumë kohë për marrëveshjen/ ‘Washington Times’: Fshehu takimin sekret me Ramën

McGonigal kërkon më shumë kohë për marrëveshjen/ ‘Washington Times’: Fshehu takimin sekret me Ramën

19:27, 11/09/2023
A+ Aa A-

Ish-agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal, kërkon më shumë kohë për të arritur një marrëveshje në lidhje me atë që njihet si dosja shqiptare e tij.

Lajmin e bën të ditur gazeta amerikane ‘Washington Times’.

“Ish-agjenti i diskredituar i FBI-së, i cili dikur ishte pjesë e hetimit për të ashtuquajturën marrëveshje Trump-Rusi, i ka kërkuar një gjykate federale në Uashington për më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë,” shkruan gazeta.

Sipas saj, ish-kreu i divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, paraqiti një kërkesë gjatë fundjavës duke hequr dorë nga e drejta e tij për një gjyq të shpejtë ‘për t’u thënë palëve kohë shtesë për të negociuar një zgjidhje të mundshme të këtij rasti’, përpara seancës gjyqësore të 21 shtatorit.

Prokurorët nuk e kundërshtuan kërkesën e depozituar nga avokatët e McGonigal në gjykatë.

“Aktakuza me nëntë pika e akuzon McGonigal për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve. Ai thuhet se ka bërë deklarata të rreme për të fshehur një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-anëtar i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë dhe kreu një takim sekret me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa ishte ende në punë në FBI,” shkruan gazeta.

“Ai është i detyruar ligjërisht që të raportojë në byro për kontaktet me zyrtarë të huaj. Në vend të kësaj ai fshehu lidhjet e tij dhe ndoqi marrëveshjet fitimprurëse të biznesit, që bien ndesh me punën e tij,” thanë prokurorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco