‘Kampion për emigracionin’/ Meta: Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës

‘Kampion për emigracionin’/ Meta: Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës

18:28, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, të cilat do të ripërsëriten pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Gjici.

Teksa ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata, Meta ka deklaruar se Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për drejtues të përkushtuar.

Meta theksoi se ky qytet është kthyer në kampion të emigracionit dhe se prodhuesit dhe eksportuesit po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë.

‘Me votën e tyre qytetarët e Kukësit kanë mundësi të dënojnë 14 majin e tjetërsimit të votës’, u shpreh Meta.

Meta: Të vjen keq që ‘Rruga e Kombit’ pavarësisht se ka shërbyer për kombin tonë, për fat të keq nuk i ka shërbyer sa duhet Bashkisë së Kukësit. Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për një drejtues të përkushtuar që bashkëpunon me komunitetin dhe ekspertët në gjithë fushat.

Kukësi është kampion për emigracionin fatkeqësisht, por qeveria ka zbrazur edhe xhepat e qytetarëve dhe paratë që sjellin emigrantët përmes luhatjeve të kursit.

Prodhuesit dhe eksportuesit tanë po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë së Edi Ramës. Me votën tuaj keni mundësinë për të dënuar 14 majin e tjetërsimit të votave, por njëkohësisht t’i jepni shpresë fëmijëve tuaj dhe të rinjve të Kukësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco