Noka: Shkretimi i qytetit mban emrin e Edi Ramës! Mungesa e shpresës ka sjellë eksod biblik

Noka: Shkretimi i qytetit mban emrin e Edi Ramës! Mungesa e shpresës ka sjellë eksod biblik

18:16, 11/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në mbështetje të kandidatit pwr kryetar tw Bashkisw Kukws, Emri Vata, është shprehur se shkretimi i qytetit mban emrin e “Rilindjes” dhe të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në një tubim të opozitës në Kukës, Noka theksoi se mungesa e shpresës ka sjellë një largim masiv të qytetarëve nga vendi.

Noka: 24 shtatori është një moment i rëndësishëm, për Kukësin dhe kuksianët, është një pikë kthese historike. Kukësi ka përpara 2 modele, modelin e rilindjes si modelin më të zi post-diktaturë dhe modelin e njeriut të punës, të viryteve që përfaqësohet nga Emri Vata. Kemi pushtetin vendor që ka përdorur votën vetëm në kurriz të qytetarëve. Kukësi do ta bëjë zgjedhjen.

Rilindja mund të ndryshojë emrat, edhe fytyrat. Nga ana tjetër opozita paraqet këtu alternativën, që është i kundërt me atë të rilindjes. Ju keni përpara për të zgjedhur dy botë, botën e krimit që përfaqësohet nga rilindja dhe atë të virtyteve që përfaqësohet nga Emri Vata. Shkretimi i Kukësit ka vetëm një emër, rilindje dhe Edi Rama.

Mungesa e shpresës në këtë vend ka sjellë një eksod biblik. Rilindja ka sjellë këtu efektin e tokës së djegur. Ata kanë përdorur dhunë, terror shtetëror kundër kuksianëve. Kuksianët do të vendosin vetë fatin e tyre. Emri Vata është njeri i përkushtuar dhe me vlera. Është njeri që karrierën e tij e ka ngritur mbi bazën e përkushtimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco