VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi voton ndryshimet në qeveri, Nikolla refuzon kërkesën e PD për debat

16:59, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në qeveri, në një seancë ku kryeparlamentarja Lindita Nikolla refuzoi debatin, madje nuk u dha deputetëve as fjalën për procedurë. Në votimet për ministrat ra në sy vota e deputetit Erion Braçe kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme. Pas seancës kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cilësoi këto ndryshime në diktatin e krimit, ndërsa denoncoi përfshirjen në afera të ministrave të Edi Ramës.

SYRI TV

Kuvendi i Shqipërisë votoi mesditën e kësaj të hënë dekretet e Presidentit Bajram  Begaj për  shkarkimin e 6 ministrave nga detyra dhe emerimine 5 të tjerëve në minsitritë përkatëse, me propozim të kryeministrit Rama. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e opozotiës për debat lidhur me ndryshimet në qeceveri, duke I mohuar asaj të drejtën e fjalës.

Në seancën plenare e cila zgjati vetëm pak minuta, u krye shkarkimi i ministrave Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilarli si Milva Ikonomi, ndërsa u votua emerimi i  Arbjan Maznikut, Albana Koçiut, Igli Hasanit, Ogerta Manastirliut dhe Anila Denajt. Nërkohë që Ervin Mete u shkarkua si drejtor i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe brenda pak ditësh pritet që emri i tij të shkojë për dekretim në Presidencë dhe më pas të miratohet nga parlamenti.   Ajo që ra në sy gjatë votimit  për shakrkimine  minsitrave, ishte vota kundër e deputetit erion brace për largimin e OLta xhackës nga Ministria e Jashtme.

Për kreun e partisë Demokratike Sali berisha, seanca e kësaj te hënë ishte si sesionet e klaneve mafioze. Në një deklaratë për mediat  jashtë Kuvendir, Berisha cilësoi këto ndryshime në diktatin e krimit, ndërsa akuzoi ministrat e rinj se janë përfshirë në korrupsion.

Teksa u ndal tek shkakrkimi i Olta Xhackës berisha deklaroo se në vend të saj do të emerohej Elisa Spiropali ppr dalja e një videoje me bandat i prishi planet. Ai komentoi edhe emërimin e Igli Hasan në krye të kësaj Ministrie.

Dhe sipas liderit të opozitës, tashmë ansamblit të qeverisë i janë shtuar mëkatarë të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco