SYRI TV/ Dështimi i Veliajt dhe Ballës: Tirana në kolaps nga trafiku, përleshje fizike mes qytetarëve

13:58, 11/09/2023
A+ Aa A-

Me nisjen e vitit të ri shkollor, nis edhe dhimbja e kokës për banorët e kryeqytetit për shkak të trafikut të rënduar pothuaj në të gjitha akset rrugore në Tiranë. Plani i Policisë Rrugore për menaxhimin e trafikut në Tiranë dështoi, ashtu si zotimi i kryebashkiakut Veliaj dhe Ministrit të Brendshëm Taulant Balla.  Pamjet që sjell Syri TV nga akset kryesore në Tiranë nuk kanë nevoje për koment

SYRI TV

Deri në përleshje dhe konfrontime fizike ka arritur të shkaktojë mes qytetarëve trafiku i rënduar në kryeqytet. Që prej orëve të para të mëngjesit të 11 shtatorit, qytetarëve u është dashur të presin për orë të tëra në trafik për të mbërritur në destinacionet e tyre, ku kryesor ishte shkolla, e cila startoi sot për vitin 2023-2024.

Por së bashku më të nisën edhe orët e gjata të trafikut për qytetarët e Tiranës.

Pamjet që sjell Syri TV në akse të ndryshme të Tiranës, nuk kanë nevojë për shumë koment.

Automjetet nuk kanë pasur mundësi të qarkullojnë për shkak të bllokimit të të gjitha akseve.

Ndërkohë që më herët kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantuan një program ku u zotuan se çështja e trafikut do t’i përkiste të shkuarës, por kjo gjë ishte evidente edhe këtë të hënë ku qytetarëve të Tiranës iu desh më shumë se dy orë për të shkuar në vendet e tyre të punës.

Ndërkohë që transporti publik në kryeqytet tashmë është tërësisht jashtë funksionit pasi përveç reduktimit të flotës, në Tiranë autobusët urbanë nuk ka asnjë orar fiks për lëvizjen e tyre.

Teksa 500 efektivë shtesë ishin përgatitur të dilnin në terren për monitorimin dhe menaxhimin e trafikut, që prej disa orësh situata vijon të jetë problematike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco