VIDEO/ Gurra: Rama do e lëshojë shpejt Bashën, nuk i duhet gjë as atij

VIDEO/ Gurra: Rama do e lëshojë shpejt Bashën, nuk i duhet gjë as atij

11:23, 11/09/2023
A+ Aa A-

"Nuk është çudi që Luli në fund fare të mbetet vetëm. Vetëm fare. Lëshimi nga Rama i Bashës është shumë i afërt, sepse nuk i kryen më punë. Ramës i duhet një Lulzim Bashë që kryen punë, që ka 40 deputetë mbrapa, që ka një elektorat që nuk e le opozitën. "

Kryeredaktori i Syri.net, z. Hysni Gurra, ishte ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV për të komentuar lëvizjet politike të të ashtuquajturit opozitar, Lulzim Bashës, që po përpiqet me një grupim qesharak mbështetësish të shfaqet si  opozita e vërtetë në Shqipëri. Bindja e z. Gurra për këtë personazh grotesk të politikës në Shqipëri është e qartë tani: “Lulzim Basha ka dështuar dhe ne duhet të presim kohën kur do ta lëshojë Rama, sepse ai nuk i bën dobi as Ramës më tani” dhe analisti e argumentoi edhe bindjen e tij.

Ndiqni intervistën e plotë të z. Hysni Gurra me moderatorin Flavio Qarri:    

Flavio: Z. Gurra, si reagojnë njerëzit kur Syri.net publikon lajme për Lulzim Bashën, në frymën dhe stilin e Syrit?

Gurra: Është vetëm negativitet. Është i vetmi njeri në Shqipëri që për momentin thith negativitet të barabaratë me Edi Ramën. Është e çudishme dhe kjo tregon në fakt atë qasjen “ç’është ky njeri?!” -  ajo pyetja që bëtë ju në fillim. - Ç’është ky njeri?! - Është i pashpjegueshëm si njeri, por ashtu siç ka e mira misionarët e saj, edhe e keqja ka misionarët e saj dhe me sa duket Basha është misionari i së keqes, të paktën deri tani.

Flavio: Ne jemi mësuar që politikanët shqiptarë të anatemohen, jemi mësuar që kundërshtarët të mobilizojnë grupe militantësh edhe në rrjetet sociale apo të ketë debate...Po militantët e Bashës, ata 246 vetë që pamë në Këshillin Kombëtar të tij sikur përtojnë edhe ta mbrojnë pozicionin e tij publikisht.

Gurra: Është i pambrojtshëm! Lulzim Basha është një nga politikanët që bën përpjekje të jashtëzakonshme për të mobilizuar rrjetet sociale. Nëse sulmon Lulin në rrjetet sociale, disa herë të sulmohet qoftë faqja jote e Facebook-ut, qoftë ëeb-i etj. Ka një mbrojtje të çuditshme për të, por çuditërisht, ose jo çuditërisht, por realja është që në faqen e tij të Facebook-ut nuk gjen një koment pozitiv për çfarëdolloj qëndrimi që mban ai. Nuk ka Lulzim Basha...po them ka “berishistë” në Shqipëri, ka “ramistë” që duan Ramën, ka ...

Flavio: ...ka komunistë ...

Gurra: ... ka komunistë, po për Lulin nuk ka! Nuk është evidentuar një grup. As ata 240 e ca persona që ju thatë më parë; ata janë biçim mercenarësh. I shkojnë pas Lulit, ia çojnë pas Lulit për të mbushur ato për të mbushur klubet ku ai bën takime me ta. Nuk mund të themi tani që nuk ka shpjegim. Dihet shpjegimi, i cili është që ai ka një mision për të mbajtur peng opozitën, për të vazhduar të mos lejojë që opozita të marrë frymë. Megjithatë, ngjarjet e fundit kanë treguar se ka dështuar dhe ne duhet të presim kohën tani kur do ta lëshojë Rama atë, sepse ai nuk i bën dobi as Ramës më tani.  

Flavio: Z. Gurra, këto lëvizjet e fundit të Bashës, çfarë nënkuptojnë?

Image

Gurra: Nuk ka politikë në lëvizjet e Bashës. Ai nuk bën lëvizje politike. Ai nuk ka taktika politike. Ai thjesht i ka marrë peng ata, është një misionar i së keqes, është marrë peng dhe çdo veprimtari e Bashës nuk është se mendohet apo artikulohet nga Basha. Atij i shkojnë të gatshme, ia çojnë njerëzit të gatshëm nëpër sallat që bën veprimtaritë. Po ta shihni, ka bërë  kryesues, drejtues të asaj partisë që ai e quan “partia, partia”, ekipin që ka humbur dhe e ka nxjerrë Partinë Demokratike, “vulën” e PD-së, të katërtën në Tiranë!!! Pas Arlind Qorit!!! Pra, ai i ka marrë, i ka bërë të gjithë nënkryetarë ata. Përveç kësaj, i ka pasur pa alternativa. Domethënë, Sekretari i Përgjithshëm ka qenë pa alternativa; kryetarët kanë qenë pa alternativa. I ka emëruar.

Flavio: Ngjan me një census.

Gurra: Fiks, ngjan me një census. Nuk ka alternativa dhe nuk ka veprimtari politike. Nuk duhet të presim më veprimtari politike  të Bashës. Është e vërtetë ajo që ju thatë se ndoshta mund t’i kryejë dhe një punë Ramës ky për ndryshimet kushtetuese, por unë besoj se ai pak numër deputetësh që i ka mbetur prapa atij, që numërohet me gishtat e dorës, do ta kuptojë, do të reflektojë dhe nuk është çudi që Luli në fund fare të mbetet vetëm. Vetëm fare. Lëshimi nga Rama i Bashës është shumë i afërt, sepse nuk i kryen më punë. Ramës i duhet një Lulzim Bashë që kryen punë, që ka 40 deputetë mbrapa, që ka një elektorat që nuk e le opozitën. Tani opozita e ka marrë formën e saj, e ka marrë rrugën e saj. Llogaritni që Basha nuk nxjerr dot kandidat për Kukësin! A e kuptoni ku jemi?!

Po e zëmë që nuk ka hyrë në zgjedhje. Ky është një kryetar partie që thotë se në 2025-ën nuk futem, siç nuk ka hyrë tani në Kukës, që nuk ka nxjerrë kandidat se nuk është hera e parë, e ka dhënë provën dhe i teket që në 2025-ën nuk e fut atë “vulën” në zgjedhje. Kështu që logjikisht do të shkojnë në rënie; është për t’u pritur vendimi i Gjykatës së Lartë. Unë nuk kam ndonjë dyshim këtu që gjykatat i ka kapur Rama, deri edhe Gjykatën Kushtetuese; ndoshta edhe Gjykatën e Lartë, por nuk ka më sens logjik që edhe Gjykata e Lartë të marrë një vendim në mbajtjen peng të opozitës dhe shkatërrimin e saj.

Lëvizjet e Bardhit ishin akti i fundit që kush ka pasur për ta kuptuar e kuptoi që opozita është bashkë, është bashkuar dhe është një forcë numerike, sepse në fund fare, opozita janë numrat, nuk janë tre-katër veta. Basha e ka deklaruar vetë ose këta mbështetësit e Bashës thonë që s’ka të bëjë opozita me numrat (!!!). Pra, as A-ja...

Flavio: E tha Arbri Agalliu, pasi i doli një tjetër foto me pushtetin.

Gurra: Po, një simpatizant i Erion Veliajt dhe i Edi Ramës del e thotë që...

Flavio: Po mund të jesh fans i atyre, të jesh demokrat e të jesh fans i tyre.

Gurra: Po, fansat më besnikë ia ka çuar Bashës, Rama – por nuk i kryejnë më punë!/ar/sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë bashkë me të ftuarit e tjerë në videon e SYRI TV. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco