Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Teliti: Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet, Veliaj i jep lekët për inceneratorë fantazëm

Teliti: Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet, Veliaj i jep lekët për inceneratorë fantazëm

19:20, 09/09/2023
A+ Aa A-

Nga Dorian Teliti

Keni fëmijë të vegjël dhe doni ti çoni në kopësht publik në Tiranë?

S’ka vend për të gjithë jo, bëni gati çekun për ‘gjobën’ e keq-qeverisjes së kryeqytetit.

Të paktën 25 mijë familje bëjnë mirë të gjejnë 2.5-3 milionë lekë për të paguar çdo vit për një fëmijë, që ti çojmë te kopështi privat, pasi Bashkia Tiranë prej 8 vitesh paratë i bën rrush e kumbulla në tendera shpeshherë pa garë, pagesa miliona euroshe për inceneratorin fantazëm apo edhe për dieta e udhëtime luksi.

Akoma edhe më shumë alarmante është fakti që ende kemi zona në Tiranë që jo vetëm nuk kanë vende të disponueshme për fëmijët në kopësht publik... por s’kanë fare kopësht  publik, siç është psh., kurora e liqenit artificial.

Le të dali përditë Veliaj të mbajë fjalime boshe me punonjësit e bashkisë dhe të krenohet për ‘arritjet imagjinare’, por askush nuk e fsheh dot dështimin e tij në drejtimin e Tiranës.

Tirana nuk ka nevojë për fjalime, por ka nevojë për vëmendje dhe shërbime që i përgjigjet nevojave të çdo qytetari.

Fatkeqësisht paguajmë shumë taksa e tarifa për këtë qytet, por mbrapsht na kthehet vetëm një pjesë e vogël e tyre...

Kësaj i thonë, me të vjedh xhepin dy herë, si nga taksat e tarifat e rritura disa-fish këto 8 vite që nuk na kthehen në shërbime, ashtu edhe nga fatura e kripur që shumë janë të detyruar të paguajnë në sistemin privat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco