SYRI TV/ Berisha denoncon lidhjet e qeverisë me krimin: Spiropali takime me Bajrat dhe Gjokën

14:59, 08/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Balla e Spiropali se kanë lidhje të drejtpërdrejta, me personazhet e krimit, të dosjes Metamorfoza. Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha komenetoi ndryshimet në qeveri dhe e cilësoi takimin e 43 depuetëteve të PD,  si një hap të rëndësishëm që ka tronditur mazhorancën.

SYRI TV

‘Java është dominuar pa diskutim nga dy zhvillime dramatike, në kampin e pseudomazhorancës. Zhvillimi më dramatik janë publikimet e dosjes Metamorfoza, dhe shqiptarët që i lexojnë kuptojnë se s’ka dallim, nga Balla, Rama, Pëllumb Gjoka dhe Bajraj. Krim qeveritar, krim i lidhur me Ballën dhe Ramën. Dreka dhe darkat e Ramës me Pëllumb Gjokën, i njeh gjithë Shqipëria. Taulant krimi u emërua, pasi erdhën bisedimet ku ai është një nga personazhet kryesore, me eksponentët e krimit të organizuar, sepse ai u emërua në krye të rendit, sepse plaçkiti të dhënat e TIMS. Është manipulimi i dosjeve, fshehja e të dhënave. Maja e ajsbergut e atij fondi të dhënash kriminale. Ndrikulla e krimit, Spiropali, zhvilloi takime. 

Asambleja ishte me disa dimensione. Në një anë paraqitej si krimineli që i kanë kall datën bashkëautorët. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Terrori që ai ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. 

Arbjan Mazniku, ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babzitur, që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie’ u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco