Albin Kurti: Greqia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës Albin Kurti gjatë intervistës me korrespondentin e TVP World, Sascha Fahrbach

Albin Kurti: Greqia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës

14:12, 08/09/2023
A+ Aa A-

A mund t'i bindë Kosova, shtetet që s'e njohin pavarësinë e saj brenda Bashkimit Evropian, që ta njohin atë si shtet të pavarur? Për më tepër, cilat janë perspektivat e vetë Kosovës për një përfshirje të mundshme në BE?

Kësaj pyetjeje të televizionit polak TVP World iu përgjigj kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste që iu mor në Talin, Estoni.

Për të diskutuar të gjitha këto, korrespondenti i TVP World, Sascha Fahrbach u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Talin dhe bisedoi me të për aspiratat e vendit të tij - shkruan media polake në fjalë dhe vijon:

"Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin: Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë t'i bindë shtetet që s'i njohin.

Kurti theksoi se Kosova vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mosnjohësit, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

Ai shtoi më tej se dëshira e vendit të tij për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të ambienteve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Ai trajtoi gjithashtu temën e njohjes dixhitale dhe përhapjen e dezinformatave në të gjithë Evropën" vazhdon artikulli i TVP World./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco