Doli nga intubimi, miku i familjes zbulon gjendjen e Fatos Nanos: Është shumë më mirë...

Doli nga intubimi, miku i familjes zbulon gjendjen e Fatos Nanos: Është shumë më mirë...

13:11, 07/09/2023
A+ Aa A-

Ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Fatos Nano, Ilir Kulla dhe mik i familjes ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit.

Ai tregoi se gjendja e tij është shumë më e mirë dhe mjekët janë optimistë.

“Gjendja është shumë më e mirë dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata po përmirësohet. Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ia dalë.

Ka karakter të fortë dhe luftarak, do ia dalë. Unë nuk kam mundur ta vizitoj sepse është në reanimacion dhe mjekët thonë se ka kaluar faza e rrezikut, tani ka një punë të madhe drejt rehabilimit”, u shpreh Ilir Kulla në “Breaking News”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco