Presidentja e Kosovës sot në Bruksel, takim me kreun e NATO-s Jens Stoltenberg

Presidentja e Kosovës sot në Bruksel, takim me kreun e NATO-s Jens Stoltenberg

07:37, 07/09/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral.

Pas përfundimit të takimit, presidentja Osmani dhe sekretari Stoltenberg do t’i drejtohet gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë vizitës zyrtare në NATO, presidentja do të ketë takim edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, raporton RTKlive.

Presidentja do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

"Përgjatë vizitës, Presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë", thuhet në njoftim.

Edhe NATO ka konfirmuar takimin e Jens Stoltenberg me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco