Bardhi sqaron debatin me Bashën: Është hipokrit, kishte firmos me dorën e tij shkresën për kryetar Grupi, mua më tha dil fol si kryetar që je

Bardhi sqaron debatin me Bashën: Është hipokrit, kishte firmos me dorën e tij shkresën për kryetar Grupi, mua më tha dil fol si kryetar që je

23:17, 06/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka sqaruar rrethanat e përplasjes me Bashën në Kuvend, në momentin që kryetarja Lindita Nikolla anonçoi kryetarin e ri të grupit parlamentar të PD-së.

Duma: Përmende dhe rithe qesharak. Por pash Zotin çfarë i thua Bashës tek ulset në Parlament, që gati e kërcënon dhe ai nuk reagon?

Badhi: Në fakt unë nuk dua të them se çfarë bisedash bëmë. Një skenë e tillë padyshim që nuk më bën krenar sepse unë nuk jam atje për të bërë  debat me zotin Basha. Në nisje të seancës kemi patur një komunikim shumë normal. Jemi përshëndetur ashtu sikurse jam përshëndetur me çdo koleg deri në momentin që zonja Nikolla lexoi njoftimin që kishte firmosur zoti Basha.

Në atë moment kolegia Tabaku e pyet: “Çfarë është kjo shkresë që ke sjellë në Kuvend?”

Duma: As Tabaku nuk dinte gjë…

Bardhi: Ne e dinim që shkresa kishte ardhur në Kuvend, sepse aq informacion në Kuvend e kemi. Por e pyet “ç’është kjo shkresë që ke firmosur?”, dhe me një qetësi absolute Basha i përgjigjet “nuk kam dijeni, nuk merrem unë me procedurat”. Ndërkohë që shkresën e kishte firmosur vetë.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit kishte fjalën unë nuk bëra asnjëlloj reagimi, por thjesht shtypa butonin për të kërkuar fjalën për procedurë. Në atë moment sigurisht që zoti Basha ka menduar se unë do ta kundërshtoja atë akt dhe më kthehet dhe më thotë “më lejo një këshillë. Ska nevojë të bësh debat dhe sherr. Çou merr fjalën si kryetar grupi parlamentar që je.”. Por këtë akt dhe këtë lloj sjellje pa iu dridhur qerpiku unë e konsiderova hipokrite. Pra na fut vetë në një situatë krejtësisht të pakëndshme për deputetët dhe grupin, dhe pasi ka bërë veprimin më kërkon që ta marrë unë fjalën si kryetar grupi ndërkohë që ka firmosur një shkresë që tregon se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco