Blushi: Propaganda dhe fasada mbi gjithçka! Njëri bën sikur punon, tjetri filmon!

Blushi: Propaganda dhe fasada mbi gjithçka! Njëri bën sikur punon, tjetri filmon!

22:45, 06/09/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas investimeve fasadë që kryetari i bashkisë së Tiranës zhvillon ne kryeqytet.

Blushi është shprehur se pavarësisht se Tirana ka shumë problematika, për Erion Veliaj rëndësi ka që gjithçka në foto dhe video të dalë bukur.

Postimi:

Propaganda dhe fasada mbi gjithçka! Njëri bën sikur punon, tjetri filmon!

Pavarësisht se Tirana ka shumë problematika, për Erion Veliaj rëndësi ka që gjithçka në foto dhe video të dalë bukur!

Për këtë arsye ai ka në stafin e tij një ushtri fotografësh dhe kameramanësh, nëpërmjet të cilëve "reklamon" në media dhe rrjete sociale gjysëm-punë apo punë të paqena!

Njësoj si sonte! Bashkia e Tiranës po hap një gropë të vogël pranë "Sheshit Wilson". Dy punëtorë bëjnë sikur punojnë, ndërkohë pozojnë para kameramanit të Bashkisë. Në fund shohin së bashku rezultatin e "filmit propagandistik"! Fati i gropës që po hapet nuk dihet!

Por me siguri, Erion Veliaj do ta publikojë nesër në rrjete sociale si investim të madh për Tiranën!

Boll më me propagandë dhe show!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco