Dule: Rama e ka pas planifikuar në detaje që kur ishte në opozitë projektin e grabitjes së pronave në bregdetin e Jugut

Dule: Rama e ka pas planifikuar në detaje që kur ishte në opozitë projektin e grabitjes së pronave në bregdetin e Jugut

22:30, 06/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i ftuar në studion emisionit “Open” në News24, foli për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe lidhjen e kryeministrit Rama me këtë rast.

Sipas tij Rama është shkaku se pse Beleri është në burg sot, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë ka inskenuar dhe dirigjuar arrestimin e tij.

Dule u shpreh se Rama ka pasur qysh prej vitit 2011, kur ai ishte kryetar i opozitës, planin për tjetërsimin e pronave në Himarë.

Sipas tij ky është një plan i hershëm i Ramës për tjetërsimin e pronave të pronarëve të ligjshëm dhe në favor të klientëve të tij, pasi me zgjedhjen e Jorgo Goros si kryebashkiak asokohe është dëbuar misioni i OSBE-së që kishte projekt regjistrimin e pronave në Himarë.

“Rama është i fundit që mund të flasë për drejtësinë, ai është shkaku pse Beleri është në burg. Zgjedhjet në Himarë ishin të qeta. Rama ishte i pari lider politik që u shfaq në Himarë gjatë fushatës. Pasi shkon dhe nuk e pret njeri në sheshin e Himarës, shtyn takimin dhe vijnë autobusët me mbështetës nga zonat përreth.

Rama ka fyer Belerin dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ndaj Belerit kanë nisur një farsë me një qytetar të dënuar më parë për mashtrim. Kjo shkon në prokurorinë e Vlorës dhe çështjen e merr ish-drejtuesja e Hipotekës, e cila pasi shkoi në shkollën e Magjistraturës emërohet në Vlorë. Më të besuarit e partisë e qeverisë emërohen kështu. Më pas mandati i arrestit të saj gjykohet nga i vëllai në Vlorë. Këto janë nuklat e kryeministrit. SPAK nuk është deri në këtë moment.

Për mua është Rama ai që e inskenoi dhe dirigjoi arrestimin e Belerit. Arroganca të verbon. Kaq dua të them për të. Historia e Ramës me pronat ka nisur që kur ka qenë në opozitë, që në vitin 2011. Kur Goro u shpall kryetar bashkie në Himarë, dëboi misionin e OSBE në projektin që kishte për regjistrimin e pronave në Himarë. Është plan i hershëm i Ramës për tjetërsimin e pronave të pronarëve të ligjshëm dhe në favor të klientëve të tij”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco