VIDEO-SYRI TV/ Daniel Serwer intervistë për SYRI Tv: Perëndimi nuk ka qasjen e duhur ndaj Serbisë

21:47, 06/09/2023
A+ Aa A-

Profesori amerikan Daniel Server, në një intervistë ekskluzive për SYRI TV ka deklaruar se SHBA dhe BE-ja kanë një qasje të gabuar ndaj Serbisë duke aplikuar politika qetësimi që po dështojnë. Server tha se perëndimi po ushtron presion mbi Kosovën, ndërsa Beogradi pretendon se ka një politikë neutrale, por po afrohet me Pekinin dhe Moskën.

Nga SYRI TV

Profesor Daniel Server, anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme John Hopkins në një intervistë ekskluzive për SYRI TV, ka deklaruar se SHBA-të dhe BE-ja nuk kanë qasjen e duhur në raport me Serbinë, teksa ushtrojnë presion vetëm mbi Kosovën. Server tha se perëndimi po aplikon politika qetësimi ndaj Beogradit, të cilat nuk po funksionojnë pasi ai po afrohet çdo ditë dhe më shumë me Pekinin dhe Moskën.

Daniel Server kritikoi edhe qëndrimet e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Kristofer Hill dhe të dërguarit të Uashingtonit për Ballkani Perëndimor, Gabriel Eskobar, ndërsa tha ata po tregohen miqësor me këndvështrimin serb.

Eksperti amerikan ka folur edhe mbi takimin e 14 shtatorit mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndërsa u shpreh se nuk kishte pritshmëri të mëdha.

I pyetur mbi deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën do të sillte vdekjen e dialogut, Server u dakordësua me qëndrimin e Osmanit, teksa tha se kjo ishte një lëvizje e gabuar e cila do të sillte zyrtarisht fundin e bisedimeve mes dy vendeve.

INTERVISTA E PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco