‘Bashkimi i opozitës, rruga e vetme’/ Sula: Basha, antiamerikan dhe antieuropian me 2 vendimet si ish-kreu i PD

16:23, 06/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi ka folur për bashkimin e opozitës dhe tryezën e zhvilluar ditën e djeshme me 43 deputetët.

Sula tha se ky ishte një vendim i vonuar por dita e djeshme është rruga e bashkimit dhe bërjes së opozitës një trup e vetme përballë kësaj mazhorance.

Deputeti demokrat u ndal edhe te deklaratat e Lulzim Bashës i cili e quajti ‘bunkeri antiamerikan’ takimin e djeshëm, duke theksuar se ish-kreu i PD është personi i vetëm antiamerikan dhe antieuropian me dy vendimet e tij të marra për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore.

Sula: Në rradhë të parë dua ti kërkojë falje të gjithë demokratëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që gjatë 2 viteve nuk kanë pasur mundësinë që të kenë një mbrojtje një opozitë të bashkuar dhe të qartë si dhe një opozitë në lartësinë e detyrës por ne e harxhuam që të gjithë përgjatë këtyre dy viteve debatin sherrin mes vedit dhe na çuan në këtë pikë.

Dita e djeshme është një ditë shumë e rëndësishme një ditë që përkoi dhe me shenjtërimin e Nënë Terezes më 5 shtator dhe uroj që nga i pari zoti Sali Berisha dhe deri te deputeti më i fundit i opozitës të jenë të gjithë të këshilluar në media që rruga e vetmja e jona është rruga e bashkimit e komunikimit dhe bërjes së opozitës një trup e vetme përballë kësaj mazhorance.

Zotin Basha po të garantojë që është një person i padëshiruar nga SHBA. Po ju them që dy vendimet që ka marrë zoti Basha si ish-kryetar i PD, djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore kanë qënë dy vendime komplet në kundërshtim me të gjithë mbështetjen dhe dëshirën e SHBA-së dhe faktorit ndërkombëtar. Arsyet që ka djegur mandatet ka qënë vetëm një, pengesa e reformës në drejtësi dhe e ka bërë këtë me bekimin e mazhorancës të Ramës këtë nuk di ta them.

Këto vendime ishin kundër ShBA-së dhe BE-së, pra antiamerikan dhe antieuropian është zoti Basha si ish-kryetar i PD dhe nuk jemi ne deputetët e thjeshtë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco