SYRI TV/ Ilir Meta: Të unifkuar kundër regjimit, PL në linjën e parë të ballafaqimit

15:18, 06/09/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas mbledhjes së unifikimit të opozitës, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se deputetët e kësaj force politike do jenë gjithmonë në linjën e parë të ballafaqimit me regjimin në Parlament. Meta  theksoi se është e rëndësishme që deputetët e opozitës t’i përgjigjen sakrificave të atyre që i kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, ndërsa shtoi se unifikimi është mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur regjimit të Ramës.

SYRI TV

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vlerësoi mbledhjen e zhvilluar në datën 5 shtator, ku deputetët e opozitës u dakordësuan për të qenë të unfikuar përballë mazhorancës socialiste. Meta u shpreh se ky hap i hedhur nga deputetët e opozitës në këtë session të ri parlamentar është i rëndësishëm, pasi ligjvënësit duhet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, si dhe të përballen me regjimin e Edi Ramës.

Meta njoftoi se edhe deputetët e Partisë së Lirisë do të koordinojnë qëndrimet me 43 deputetët të cilët vendosën për intesifikimin e aksionit opozitar në Kuvend. 

Meta pati edhe një koment për ndryshimet e bëra në qeveri pasditen e së hënës nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco