‘Intolerenca, dëmi më i madh i diktaturës’/ Alizoti: Të bashkuar t’u përgjigjemi votuesve

‘Intolerenca, dëmi më i madh i diktaturës’/ Alizoti: Të bashkuar t’u përgjigjemi votuesve

15:01, 05/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ka falënderuar të gjithë deputetët e pranishëm në takimin e sotëm duke shënuar bashkimin e opozitës shqiptare.

Në fjalën e tij Alizoti theksoi se dëmi më i madh që i ka bërë diktatura shoqërisë dhe politikës shqiptare është intoleranca, pasi demokracia e ka thelbësore pranimin e mendimeve.

Në fund deputeti demokrat uroi që opozita të funksionojë e bashkuar dhe t’i përgjigjet votuesve.

'Falenderime të sinqerta e jo protokollare. Është për të ardhur keq që u deshën më se 2 vjet për tu takuar e diskutuar.

Dëmin më të madh që diktatura i shkaktoj shoqërisë, në të cilën bën pjesë dhe politika shqiptare është intoleranca. Demokracia e ka thelbësore pranimin e mendimeve. Uroj që të funksionojmë si opozitar të bashkur e t’ju përgjigjemi voteusve tanë', u shpreh Alizoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco