VIDEO/ Berisha: Ftesa ime është për çdo deputet, të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme

14:15, 05/09/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të mbledhjes së 43 deputetëve të opozitës, ka folur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Duke folur për gazetarët, Berisha tha se, ky ishte një takim i frytshëm, që do ti kallë datën Edi Ramës në parlament.

Kryetari i PD-së u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve opozitarë dhe atyre që janë kundër Edi Ramës, të bashkohen për të dalë të fituar në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

‘Ky është një takim i 43 deputetëve i dalë nga një aleancë opozitare dhe do të vendosin që në parlament ti kallin datën Edi Ramës.

Asgjë më të moralshme nuk ka se sa betejën kundër Edi Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar, çdo qytetar.

Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm.

Sot para tyre hapet një horizont i ri kundër një regjimi që bazohet tërësisht në mafian, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Unë e kuptoj se ju doni të rrëmoni në çdo lloj, por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja.

Sigurisht që këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët janë opozitar të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.

U morën vendime shumë të rëndësishme.

Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco