'43 deputetë opozitar në tavolinë'/ Bardhi: Agjendë e përbashkët kundër keqqeverisjes së Edi Ramës

12:35, 05/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hapur takimin e thirrur me 43 ligjvënësit opozitar të Parlamentit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij Bardhi theksoi se secili prej deputetëve duhet të gjejë formën ta bëjë funksionale opozitën parlamentare.

‘Sot duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë pa lënë mënjanë edhe diskutimet e tjera në dobi dhe interes të qytetarëve dhe opozitës në vend por duke e nisur me çështjet që na bëjnë bashkë për të krijuar një agjendë të përbashkët parlamentare dhe kam bindjen e thellë që ne të gjejmë zgjidhje edhe për probleme që sot mund të duken në qëndrime krejt të kundërta me njëri tjetrin’, u shpreh Bardhi.

Gjithashtu deputeti demokrat u ndal edhe te ndasitë në mendime dhe qëndrime brenda PD-së, që sipas tij nuk duhet ti shfokusojnë nga përgjegjësia që kanë ndaj qytetarëve demokratëve dhe opozitarëve.

Bardhi: Lidhur me përgjigjen pozitive të kësaj ftese të sinqertë si dhe lidhur me një shqetësim që e kemi bashkë ndarë gjatë gjithë këtyre ditëve, për mënyrën se si do të duhet me përgjegjshmëri secili prej nesh të gjejë formën ta bëjë funksionale opozitën parlamentare.

Për fat të keq debatet brenda opozitën gjatë këtyre dy viteve i kanë krijuar një komoditet një prej qeverive më të korruptuara në Europë po e po por ndoshta edhe në glob.

Kjo e bën emergjente në gjykimin tim por e kemi ndarë edhe me njëri tjetrin gjatë këtyre ditëve, këtë takim të parë me prezencën e të gjithë deputetëve të opozitës në parlament.

Dua të përshëndes kolegët që ndodhen online pasi ndodhen jashtë vendit, zonjën Tabaku, Ilda Dhori, zotin Lefter Gështenja dhe zotin Petrit Doda.

E kam thirrur këtë takim me besimin se çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë.

Në një nga çështjet që na bën të gjithëve bashkë, është prioriteti që kemi shpallur në tre sesione të shkuara parlamentare por që nuk ka shkuar asnjë hap përpara.

Të gjithë kemi eksperiencën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe të 14 majit që bën urgjente detyrën për çdo deputet të opozitës për të caktuar si prioritet të punës tonë në parlament reformën zgjedhore.

Edhe pse gjatë kësaj periudhe ka ekzistuar një Komision për këtë reformë  por për fat të keq në dy vite punë nuk ka prodhuar asnjë produkt dhe çështja e parë që do duhet të diskutojmë është se si opozita do ta çojë përpara reformën zgjedhore.

Biem dakord dhe askush nuk ka iluzionin se masakra zgjedhore dhe mënyra se si Edi Rama organizon zgjedhjet jo të gjitha fenomenet kriminale mund të zgjidhen nëpërmjet ndryshimeve të reformës zgjedhore por ka disa çështje që duhet të jenë prioritet për tu adresuar me ligj.

Edhe gushti na provoi se kemi përpara qeverinë më të papërgjegjshme në historinë e Shqipërisë çdo ditë prodhohet nga një skandal çka bën nevojën e ndërtimit të një agjende llogaridhënie në Parlament përmes ngritjes së disa komisioneve hetimore.

Meqë është takimi i parë që nga zgjedhjet e 25 prillit sot duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë pa lënë mënjanë edhe diskutimet e tjera në dobi dhe interes të qytetarëve dhe opozitës në vend por duke e nisur me çështjet që na bëjnë bashkë për të krijuar një agjendë të përbashkët parlamentare dhe kam bindjen e thellë që ne të gjejmë zgjidhje edhe për probleme që sot mund të duken në qëndrime krejt të kundërta me njëri tjetrin.

Unë respektoj dhe secili në këtë sallë respekton qëndrimin e secilit koleg për çështje që na ka ndarë në këtë moment. Por ndasitë në mendime dhe qëndrime brenda partisë tonë PD nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve demokratëve dhe opozitarëve.

Ndaj bindjen me shumicën prej jush që sot të unifiokojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës duke e nisur me një agjendë parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco