Nela: Rama-Basha është koalicioni për të shkatërruar Shqipërinë

22:06, 04/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV me ishte i ftuar mjeku dhe aktivisti, Milaim Nela.

Nela është shprehur se sot në Shqipëri me lëvizjen e Bashës të mbështetur nga Rama është instaluar monarkia absolute.

"Rama regjimin e ka formalizuar me takimin e Bashës, ajo ishte përtej komikes dhe ai lloj evenimenti edhe për ato skeptikët se ky mund të jetë dora e amerikës dje u dha dëshminë më të fundit shqiptarëve se ky është një formacion i partisë socialiste për interesat e Ramës.

Duke fillua dhe ai grup i studentëve që nuk e kuptuan se ishin në kuvend por në këshill kombëtar, dhe në asnjë fjalim nuk mund të flitet më shumë se sa u fol kundër Berishës në atë takim dhe më vjen keq që një njeri  që ka një nivel mesatar të formimit të futen në atë takim dhe të bëhen vegla të Lulzim Bashën. Nuk kishte asnjë kritikë për qeverinë asnjë pikë e fjalimit të tij sepse ai nuk e ka fshehur se do të bëj koalicion me qeverinë.

Këtu shteti ka rënë dhe çdo lloj diskutimi në parlament është krejt kot, kemi një njeri që kontrollon gjithçka dhe sot ka bërë disa ndryshime në qeveri por Shqipëria është një monarki."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco