VIDEO/ Haxhiu: Qeveri pa meritokraci, nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste

21:26, 04/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV për të folur mbi ndryshime që kryeministri Rama bëri në qeveri ishte gazetari, Baton Haxhiu.

Haxhiu ka vënë theksin se ndryshimet që Rama ka bërë sot janë pjesë e karakterit të tij politik dhe se shumë persona do të duhej të ishin shkarkuar por suksesi që ka arritur turizmi i ka amnistuar.

"Ai që e di komunikimin me Ramën e kupton që rrallë ndonjëherë dikush i ka marrë vesh emrat më para se ai ti bëjë publike. Ndryshimet në qeveri janë tipi karakter i Ramës, është një qeveri e një njeriu i cili përcakton gjuhën, diskursin dhe sjelljen.

Kjo është një qeveri që ka një shkëputje nga partia socialiste dhe nuk është një qeveri me meritokraci pasi aty ka persona që meritojnë të jenë aty. Ajo që kuptova sot nga diskursi i Ramës në fjalimin e tij është se një pjesë e njerëzve janë amnistuar dhe nuk e kanë merituar të jenë më aty në ato poste si  zonja Bilali, Kumbaro e shumë të tjera.

Ajo që është evidente është bashkëpunimi shumë i gjatë që Rama ka me Ballukun duke e mbajtur akoma në postet e saj, dhe mendoj që duhet të jesh mbinjeri të mos lëvizësh nga posti i ministres së energjisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco