Koka: Fjalimi i Ramës ishte mesazh ndaj Gjiknurit, ai ka deklaruar në SPAK se inceneratorët janë bërë me urdhërin e kryeministrit

18:25, 04/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të folur mbi ndryshimet që Rama bëri në qeveri ishte gazetari, Bled Koka.

Koka është shprehur se fjala e Ramës ishte e pozicionuar ndaj disa personave dhe posaçërisht ndaj Gjiknurit pasi ai ka deklaruar në SPAK se personi i cili që ka dirigjuar inceneratorët është Edi Rama, kjo deklaratë i ka prerë në mes karrierën e tij politike

"Fjalimi gjatë i Ramës tregonte hallin e madh që e ka zënë pas lëvizjeve të SPAK. Po të shikoni një nga largimet që flet më shumë se të gjithë është shkarkimi i Olta Xhaçkës nga informacionet që flitet në ditët në vazhdim do të dëgjojmë të reja pasi ajo ka firmosur tjetërsimin e pronave të ushtrisë.

Fjalimi i Ramës ishte i adresuar qartazi ndaj disa personave dhe posaçërisht ndaj Gjiknurit, pasi ai ka deklaruar në SPAK se urdhri, ideja dhe regjia e procesit të inceneratorëve ka qenë më vullnetin e plotë të Ramës, dhe kjo deklaratë ja ka ndërprerë në mes menjëherë karrierën politike.

Kjo karrierë u ndërpre edhe pse korri suksese në zonat e tij elektorale por nuk mjaftuan ta shpëtonin nga shpata e Ramës. Kur vjen puna te rreziku që mund ti kanoset atij ai i lëshon të gjithë. Emri i Ramës në dëshminë e Gjiknurit në SPAK është në krye të listës dhe kjo narrativë prej 1 ore e 40 minuta është e një njeriu që e ndjen rrezikun dhe që po mundohet të shtrëngojë radhët brenda partisë pasi priten zhvillime të forta në vazhdim."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco