Rama e përsërit në Asamble: Unë ju jap karrigen, te drejtësia mbrohuni vetë

Rama e përsërit në Asamble: Unë ju jap karrigen, te drejtësia mbrohuni vetë

18:07, 04/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama foli si për programet e reja të drejtësisë si dhe për punën që bën gjithkush i cili ulet në një post të qeverisë cilido qoftë ai.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste Rama tha se jep besimin të ulen në karrige atyre që punojnë me të por secili duhet të japë arsyet që duhet të qëndrojë aty ku është ulur.

“Tek unë gjeni gjithmonë një njeri me vesh të hapur. E dinë shumë mirë ata që kanë punuar në qeveri me mua se unë ju jap besimin të ulen në karrike por secili duhet të japë arsyet që duhet të qëndrojë aty ku është ulur.

Ai thotë se programet e reja të drejtësisë nuk do të kishin lindur nëse ne PS nuk do ti kishin sjellë ato në jetë.

“Programet e reja të drejtësisë as nuk kanë rënë nga qielli as nuk kanë ardhur nga Uashingtoni e Brukseli dhe as nuk do të kishin lindur nëse ne PS nuk do ti kishin sjellë ato në jetë. Kush përfytyron diçka tjetër ja fut kot. Pa këmbënguljen tonë nuk do të kishte europian që do të impononte reformën në drejtësi dhe nuk e kemi bërë për vete e kemi bërë për Shqipërinë. Nuk e kemi bërë për të fërkuar duart në zjarrin e drejtësisë duke çeruar gështenjat e korrupsionit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco