Berisha: Erion Veliaj falsifikoi vendimin për financimin e djegësit të tij me 90 milionë euro

12:51, 04/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sërish aferën e djegësit të Tiranës dhe përfituesit kryesor, kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha theksoi se Erion Veliaj ka zëvendësuar praktikën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës me landfill seleksionim riciklim, me praktikën e dhënies me koncesion tek sipërmarrja e tij për 30 vite djegien e mbetjeve të Tiranës, duke firmosur pa u mbledhur ndonjëherë Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Këshilli i Qarkut të Tiranës, për financimin e djegësit të tij me 90 milionë euro.

Berisha: Mirdita! Dora e zezë e vjedhjeve në aferën e shekullit, djegësit të Tiranës ,e delinkuentit Erion Veliaj nuk ka të ndalur. I amnistuari Erion Veliaj pasi ka zëvendësuar praktikën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës me landfill seleksionim riciklim me praktikën e koncesionit të djegieve të tyre, pasi ka zëvendësuar praktikën e tenderimit publik me çelësa në dorë siç janë prokuruar djegësit e Fierit dhe Elbasanit, me praktikën e dhënies me koncesion tek privati lexo sipërmarrja e tij për 30 vite djegien e mbetjeve të Tiranës, pasi ka firmosur pa u mbledhur ndonjëherë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe Këshillin e Qarkut të Tiranës për financimin e djegësit të tij me 90 milionë euro duke falsifikuar në mënyrën më monstruoze një vendim që shkon në 90 milionë euro për një sipërmarrje e cila do të themelohej vetëm 6 muaj më vonë, e cila nuk ekzistonte në asnjë regjistër përveç kokës së Erion Velisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco