VIDEO/ Bardhi tallet me Bashën: Do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt

11:18, 04/09/2023
A+ Aa A-

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, Gazment Bardhi është tallur me Lulzim Bashën. Bardhi u shpreh se, së shpejti Lulzim Basha do të vetëshpallet edhe ‘mbret i Anglisë’.

Duke folur për gazetarët Bardhi se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të deputetëve për t’u bërë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai tha se kaq vota nuk i siguron dot, ndërsa zgjodhi të sfidojë publikisht atë, duke theksuar se nëse mbledh 18 vota, vota e 19-të do jetë ajo e Gazment Bardhit.

‘Paska ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë 18 vota deputetësh, vota e 19 do jetë e Bardhit, po e deklaroj publikisht. Kaq borxh i kam për hir të bashkëpunimit që kam pasur me të’, tha Bardhi.

Gjatë deklaratës për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Bardhi përdori doza ironi ndaj kryetarit të PD-së:

‘Do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Mos u habisni që të thotë se ‘jam dhe kryeministër’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco