Kuvendi fillon punimet për sesionin e ri, deputetët në këmbë për Himnin e Flamurit

Kuvendi fillon punimet për sesionin e ri, deputetët në këmbë për Himnin e Flamurit

10:14, 04/09/2023
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur sot punimet e sesionit të ri parlamentar 2023-2024, sesioni i pestë i legjislaturës së dhjetë. Të gjithë deputetët në sallë janë ngritur në këmbë për Himnin e Flamurit. 

Fjalën e hapjes e ka mbajtur kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka përcjellë mesazhin që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, drejtuar deputetëve.

Më tej, Nikolla ka bërë një bilanc të sesionit të kaluar dhe objektivat e këtij sesioni parlamentar.

“Byroja e Kuvendit miratoi ngritjen e një strukture të posaçme për integrimin, - tha Nikolla, - Shërbimi i Integrimit Europian, i cili i është shtuar gjashtë shërbimeve të Kuvendit.

Kuvendi vijon të zbatojë planin e veprimit dhe të zbatimit të rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2022 dhe plotësimin e detyrimeve për raportim në Kuvend në kuadër të takimeve të përbashkëta BE-Shqipëri për zbatimin e MSA gjatë procesit screen dhe të takimeve me Komisionin Europian.

Tashmë që qendra e gravitetit e veprimtarive integruese po zhvendoset nga Brukseli në rajon, Kuvendi do të mbështesë të gjitha përpjekjet e qeverisë për kryesimin nga Shqipëria në Procesin e Berlinit përgjatë vitit 2023në mënyrë që vendi ynë të përmbushë me sukses lidershipin në bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta të popujve të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar familjes evropiane.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco