Parlamenti nis sot sesionin e pestë të legjislaturës X të tij

Parlamenti nis sot sesionin e pestë të legjislaturës X të tij

07:37, 04/09/2023
A+ Aa A-

Sot më datë 4 shtator 2023, ora 10:00, Kuvendi i Shqipërisë do të hapë sesionin V të legjislaturës X të tij. Njoftimi është bërë zyrtarisht.

Image

 

Partia Socialiste do të ketë një kryetar të ri Grupi parlamentar, në vend të Taulant Ballës që mori postin e ministrit të Brendshëm. Pritet që të bëhet një rokadë nga kryetari i PS, Edi Rama, duke zgjedhur në këtë post partiak, Bledi Çuçin, ish-ministrin e Brendshëm të shkarkuar.  

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me Grupin parlamentar të PD, njoftoi pjesëmarrjen e tyre në çdo seancë, pavarësisht se parlamenti funksionon si parlament cibash, siç u shpreh.

“Unë e kuptoj që për mënyrën si funksionon parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëz që nuk kanë, nuk njohin as ligj, as moral, as kushtetutë, as rregullore. Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët, shkelmohen çdo orë, çdo ditë. Parlament i cili është totalisht në  funksion të regjimit të Edi Ramës, regjimit të krimit, drogës dhe vjedhjeve.

Parë në këtë kontekst, është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrime më supreme ndaj zgjedhësve tanë, na detyrojnë ne që jo vetëm që të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, të shumëfishojmë alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Europë, pas Putinit dhe Lukashenkos.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco