Moralistët që kthehen veshulur tek Luli

Moralistët që kthehen veshulur tek Luli

14:34, 02/09/2023
A+ Aa A-

Sot, Lulzim Basha, njeriu i pakicës së pakicës brenda PD-së ka mbledhur atë që e quan Kuvendi Kombëtar dhe CNA ka mundur të sigurojë foto të disa individëve që kanë qenë kritikë ndaj Lulzim Bashës dhe e kanë akuzuar për korrupsion, për lidhje me pushtetin dhe kryeministrin Rama si dhe për moszbatim të statutit dhe rregullave të PD-së.

Një nga këta që shihet në këtë foto është Edvin Kulluri, i cili flet për parime konservatore, që ka qenë një nga kritikët e vonuar të Lulzim Bashës, pasi kritikat e tij filluan pas vitit 2017, pasi Lulzim Basha nuk i dha post të rëndësishëm në PD, apo ta bënte deputet.

Tashmë njeriu që e ka kritikuar Bashën për 6 vite shkon tek Kongresi i Lulzim Bashës, tek Kuvendi që e quan Luli.

Në fakt duket si ato kuvendet e të shkuarës ku Luli fliste dhe të gjithë e duartrokisnin se kishte në krah doktorin ndërsa tani Luli flet dhe duartrokasin sepse ka shkuar në sallë Edvin Kulluri. Është i njëjti Kullur që e kritikonte Lulin se nuk e respektonte statusin, është i njëjti Kullur që shkon tek Luli.

Por këtë herë ndryshe e ka patur historinë. Do të qëndrojë në lojë. Berisha nuk e përfshiu, nuk e përfilli, tani duhet t’ia zgjidhë Luli.

Por a ka moral në këtë pjesë politike?

A mundet që dikush, i cili e ka kritikuar Bashën për 1001 bëma dhe gjëma tashmë shkon me veshët e ulur tek Luli dhe pret t’i japin kockën e radhës.

Shkon për të kërkuar një kockë dhe pastaj kërkojnë dhe bëjnë moral. A mundet të ketë moral në këtë rast? Kur kockaxhinjtë duan të lëpihen sa tek Luli sa tek Berisha vetëm që të marrin një post.

Por për çfarë kanë vlerë kritikat e shumë viteve? Ku shkuan të gjitha shënimet, shkrimet, qëndrimet, artikulimet publike kundër Lulzim Bashës, për të shkuar tek Luli, i cili po shkon tek Rama apo është instrument i Edi Ramës për t’i zgjatur këtij të fundit pushtetin?

Pra, i gjithë morali, gjithçka është thënë në këto vite, duket qartazi se tashmë ka marrë fund sepse ata që bënin moral kundër të korruptuarëve, pengmarrësve dhe moszbatuesve të statutit të PD, kanë shkuar në një Kuvend që është një farsë, antistatutor, tek një Lulzim Bashë që nuk ka parti dhe nuk ka marrë më shumë se 1500 vota në të gjithë Shqipërinë.

Pas një Lulzim Bashe që pasi e përçau PD-në nuk gjente dot 61 kandidatë për kryetarë bashkie. Kjo është partia e Bashës. Një sallë mund ta mbushësh me njerëz që punojnë tek kunati, me njerëz që kanë detyrime dhe mund të bësh një lëvizje politike, edhe të qëndrosh duke mbajtur peng logon e PD-së por të të mbajnë iso moralistët, të cilët ishin kundër Lulzim Bashës, sepse ai ishte në veprimet e tij antistatutor, ndërkohë që i shkojnë në sallë dhe e mbajnë me gajret.

Kjo nuk është për të qeshur, kjo është për t'u neveritur. Nuk kemi pse i qeshim ne, këta duhen neveritur sepse nuk i duhen më askujt.

Si janë dashur as Saliut, as Lulit nuk do t’i duhen, do t’i mbajë Luli, do t’i përdorë dhe pak dhe do t’i hedhë në kosh të plehrave siç ka hedhur të gjithë të tjerët./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco