Matematika e Bashës: Kryeministri që fiton zgjedhjet 2 herë, ikën - ndërsa kryetari që humbet 5 herë, vazhdon detyrën

Matematika e Bashës: Kryeministri që fiton zgjedhjet 2 herë, ikën - ndërsa kryetari që humbet 5 herë, vazhdon detyrën

13:41, 02/09/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha ia doli sot me të ashtuquajturin Kuvend Kombëtar, thjesht të bëhet subjekt memesh dhe humori në rrjetet sociale.

Shumëkush ka qeshur kur ka parë ndryshimet e propozuara nga ai për statutin, ku fjala dorëheqje nuk ekziston.

Disa kanë vënë në dukje se salla ishte mbushur sërish nga socialistët e Edi Ramës.

Fjalimi i tij ishte mbushur me ndjesa që vetëm zgjasin pushtetin e Ramës.

Ai e pranoi se e ka shkatërruar organikën e PD me emërime fiktive.

Pasi e tha disa herë se mendjen e ka vetëm te pushteti (lexo: paraja), nuk foli asgjë për humbjet e tij në zgjedhje.

Por mbi të gjitha nuk ka zhgënjyer matematika, pika e fortë e Bashës.

Ai u kërkoi demokratëve largimin e Sali Berishës që ka i ka mbajtur demokratët në pushtet më shumë se çdokush në politikë, duke fituar zgjedhjet disa herë.

Kurse për veten, edhe pse ka humbur 5 palë zgjedhje, tha se duhet të vazhdojë të jetë kryetar.

Nuk e kanë quajtur kot, Mbret i Memeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco