SYRI TV/ Aktiviteti i Bashës, reagon Ervin Salianji: Lëvizje proqeveritare

13:16, 02/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti Ervin Salianji e ka cilësuar si një event proqeveritar aktivitetin e Lulzim Bashës, duke pohuar se ka vetëm një qëllim, pengimin e bashkimit të opozitës. Sipas Salianjit, opozita e ka si domosdoshmëri për Shqipërinë bashkimin, pavarësisht këtyre tentativave.

Nga SYRI TV

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar për aktivitetin e Lulzim Bashës, duke e cilësuar atë si një formacion proqeveritar që ka për qëllim ruajtjen e status quos politike dhe dëmtimin e opozitës.

“Sesioni i ri po nis me dy lëvizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione proqeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejtën valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmëri, koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!”

Deklarata e deputetit Ervin Salianji vjen në një kohë kur të gjithë deputetët e Partisë Demokratike janë angazhuar për bashkim, ndërkohë që Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt po bëjnë lëvizje paralele për ta penguar atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco