Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

Kuvendi Balla-Basha/ Salianji: Lëvizje anti-opozitë si Asambleja e PS-së

Kuvendi Balla-Basha/ Salianji: Lëvizje anti-opozitë si Asambleja e PS-së

12:32, 02/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Ervin Salianji reagoi në lidhje me të ashtuquajturin Kuvend Kombëtar të Lulzim Bashës.

Salianji tha se kjo është një lëvizje anti-opozitë.

“Sesioni i ri po nis me dy lëvizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve!

Eventet e organizuara nga formacione proqeveritare dhe anti-opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njëjtën valencë dhe të njëjtat qëllime!

Opozita e ka domosdoshmëri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj!

Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!” tha Salianji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco