Përgjimet/ Pas zbërthimit të 'SKY', policia belge rimerr në pyetje Artan Hoxhën

Përgjimet/ Pas zbërthimit të 'SKY', policia belge rimerr në pyetje Artan Hoxhën

20:45, 01/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha është marrë në pyetje nga autoritetet belge ditën e sotme.

Me anë të një postimi, Hoxha shkruan se u morr në pyetje në lidhje me deklaratat që ai ka bërë për grupet kriminale si dhe përdorja e aplikacionit “SKY” për të komunikuar. Po ashtu, Hoxha ka deklaruar se nga përdorimi i këtij aplikacioni, kanë dalë shumë emra politikanësh si dhe funksionarësh shtetëror.

"Rikthim pas më shume 14 muajsh në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës…

Këta shejtanër mbajnë shënim çdo gjë dhe kanë memorie të fortë…

E kishin regjistruar, që 3 vite më pare, pata denoncuar në median britanike Daily Express, se narkotrafikantët dhe krimi i organizuar shqiptar, për te shmangur gjurmimin e agjencive të ligjit, po përdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC. I kanë mbushur arkivat me komunikimet e krimit te organizuar shqiptar në rrjetin e kriptuar SkyeCC aq plot, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojnë. Gjithsesi, më pritën mirë…

Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as mbaj mend gjë, as mbajta shënim gjë….

Rëndësi ka që këta federalët e Belgjikës, u janë qepur keq këtyre tanëve, sepse e kanë kthyer portin e Anverses si porti i Durrësit… Lëre pastaj plotë “Xhevahire” që janë kapur “pa dashje” për funksionaret shtetëror dhe politikanët e Shqipërisë…

Gjithsesi, më mirë do të bëhet…", shkruan Hoxha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco