SYRI TV/ Sesioni i ri parlamentar, Berisha mbledh grupin: SPAK po aministon Veliajn e Beqjan

16:21, 01/09/2023
A+ Aa A-

Para nisjes së sesionit të ri parlamentar, lideri i opozitës Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë blu nga ku i kërkoi deputetëve të intesifikojnë përpjekjet dhe denoncimet kundër regjimit. Ai akuzoi kryeminsitrin se është izoluarnë rajon dhe nuk pranohet nga dy homologët e vendeve fqinj,  ndërsa shtoi së është  Edi Rama fajtor në çështjen Mcgonigal. Berisha shtoi se opozota do ta ridërgojë dojsjen në SPAK dhe se do të bëje gjithcka per krijimin e komisionit hetimor për aferën Rama-McGonigal.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi këtë të premte grupin paralamentar para nisjes së sesionit të ri ku u bëri thirrje deputetëve që të intesifikojnë përpjekjet dhe denoncimet kundër keqeqeverisjes. Ai akuzoi parlamentin se është në funksion të Edi Ramës, krimit dhe drogës, ndërsa thekspo se opozita do të bëjë gjithçka për të fituar betejën kundër regjimit.

Berisha akuzoi Edi Ramën se është i vetmi kryeministër në rajon që është izoluar dhe nuk pranohet nga dy homologët e vendeve fqinj, duke sjell në vëmendje marrdhëniet e ngrira me Greqinë për shkak të burgosjes së Fredi Belerit, si dhë ndërhyrjet e tij në situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, duke sulmuar Albin Kurtin dhe vendosur sanksione Kosovës.

Teksa u nda te afera Rama-Mcconigal, Berisha deklaroi se  opozita do të bëjë gjithcka që të krijohet Komisioni parlamentar Hetimor, dhe do ta dergoi sërissh dosjen në SPAK.

Kryedemokrati hodhi akuza ndaj kryebashkikut EronVeliaj  se po dikton hetmet për aferën me Djegësat, ndërsa shtoi se SPAK po amniston Veliajn e Beqjan me urdhër të Ramës.

Sipas liderit demokrat  Porti i Durrësit dhe  Koncecioni  Butrintit janë aferat e reja në horizint, për të cilën PD dhe pozota dhet të bëjë cdo betejë për të mos lejuar   përpjekjet antiligjore të qeverisë në kurriz të qyetrarëce.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco