Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Associated Press: Ish-kryeministri Nano po lufton për jetën në spital

Associated Press: Ish-kryeministri Nano po lufton për jetën në spital

11:41, 01/09/2023
A+ Aa A-

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Agjencia e madhe, Associated Press, shkruan se kryeministri i parë i post-komunizmit në Shqipëri, po lufton për jetën në spital.

Agjencia thotë se lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrit shqiptar.

Sipas saj, 70-vjeçari është në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Tiranë.

AP thekson se Nano po trajtohet për shkak të problemeve në mushkëri.

Sipas saj, Fatos Nano themeloi Partinë Socialiste në vitin 1991. Më pas ai shërbeu për katër muaj si kryeministër në vitin 1991.

Nano shërbeu si kryeministër edhe në vitet 1997-1998 dhe 2002-2005.

Ai dha dorëheqje pasi humbi zgjedhjet në vitin 2005 dhe nuk u përfshi më në politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco