Berisha: Parlamenti nis punimet me aleancën e re Rama - Doshi - Brava

Berisha: Parlamenti nis punimet me aleancën e re Rama - Doshi - Brava

11:17, 01/09/2023
A+ Aa A-

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mblodhi Grupin parlamentar demokrat për të vendosur piketat kryesore të punës dhe synimeve. "Parlamenti nis punimet me aleancën e re Rama - Doshi - Brava, - tha Berisha. -  Ne do të vendosim lidhje  me ata që duan të qëndrojnë opozitë e vërtetë."

"Ky parlament nuk ka bazë legjitime, - theksoi kreu i PD. - . Në vitin 2021, 3 ditë pas të gjithë kemi qenë të bindur se zgjedhjet u vodhën, se shqiptarët votuan për ndryshimin, rotacionin.

Çfarë tregojnë telefonat Sky?! Tregojnë trafikun më intensiv të bandave kriminale për rrëmbimin e votave. I rrëzojnë komplet zgjedhjet dhe legjitimitetin. Por ne i pamë vetë me sytë tanë se çfarë ndodhi në farsën e 14 majit.

Beteja është mes legjitimes dhe të paligjshmes. Betejë e vështirë, por ne do ta fitojmë këtë betejë bashkë me qytetarët shqiptarë. 

Parlamenti nis punimet me një aleancë të re. Aleanca Rama - Doshi - Brava është realiteti i ri. Por edhe kjo është aleancë krimi, e cila do të përfundojë së bashku me regjimin e krimit. E them këtë sepse pas zgjedhjeve vendore janë bërë evidente, çka ishte e njohur. Kjo aleancë ka dalë në shumë bashki në poste të ndryshme. 

Por ne  nuk impresionohemi. Ne do të vendosim lidhje, bashkëpunim të ngushtë me të gjithë ata që duan të qëndrojnë opozitë e vërtetë. Është një rast edhe njëherë që ti bëjmë thirrje demokratëve kudo që janë të bëjnë gjithçka për bashkimin e tyre, natyrisht duke patur vijë të prerë demarkacioni qëndrimin ndaj Edi Ramës dhe aleatëve të tij, Doshi-Pengu."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco