SYRI TV/ Gjykata: U shpik një procedurë e paligjshme për kontratën 100 mln € të Sterilizimit

11:05, 01/09/2023
A+ Aa A-

Në gjetjet e organeve të drejtësisë është konstatuar se koncesioni i sterilizimit të pajisjeve mjekësore është bërë duke shpikur një procedurë alternative, ajo e negocimit, duke favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj. I gjithë ky manovrim është bërë nga ministri i kohës i Shëndetësisë, Ilir Beqaj duke i shkaktuar një dëm financiar prej 100 milionë eurosh.

Nga SYRI TV

Gjykata thotë se ministria e Shëndetësisë shpiku një procedurë për t’i dhënë koncesionin 100 milionë euro të Sterilizimit një grupi kompanish, të drejtuara nga emigranti-murator, Ilir Rrapaj.

Dokumentet zyrtare tregojnë se ministria, e drejtuar në atë kohë nga Ilir Beqja, aplikoi procedurën “të hapur, me negociim” për koncesionin e sterlizimit të seteve kirurgjikale.

Kjo procedurë nuk ekziston në ligjin për prokurimet dhe ligjin për koncesionet. 

Sipas gjyqtarit që shqyrtoi masat e sigurimit për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë, kjo procedurë anti-ligjore u aplikua për të favorizuar fituesin e paracaktuar të koncesionit.

“Autoriteti kontraktor ka qenë i vetëdijshëm se në rastin konkret, nuk plotësoheshin kushtet për t’u aplikuar procedura e negociimit me shpallje paraprake…Për këto arsye, duhej shpikur një procedurë, që edhe të zhvillohej procedura e koncesionit, edhe të negociohej me fituesin në favor të tij dhe në dëm të interesave të shtetit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas gjykatës, “Ministria e Shëndetësisë ka gjetur një formulë, që, fillimisht, operatori ekonomik fitues i paracaktuar të bënte një ofertë në dukje më të mirë se sa operatorët e tjerë e më tej të negociohej, duke pakësuar kostot e shoqërisë fituese, siç ka ndodhur në rastin konkret”.

Nën dritën e këtyre gjetjeve, gjykata ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme që të kryejë hetime më të thelluara për ish-ministrin e Shëndetësisë së kohës, Ilir Beqja.

Në aktet hetimore rezulton se Beqaj ka pasur rolin kryesor nga nisja e procedurave koncesionare, e deri tek shpallja e fituesit dhe lidhja e kontratës me kompaninë “Sani Service”, e cila zotërohet në 40 përqind nga Ilir Rrapaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco