Dasho: Shëndetësia në Shqipëri ndodhet në pikën më të ulët, qytetarët harxhojnë miliona lekë për ilaçet

17:54, 31/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ishte mjeku i njohur që punon në Gjermani, Erion Dasho.

Dasho është shprehur se tenderat në shëndetësi po i përfitojnë miqtë dhe oligarkët e lidhur me qeverinë dhe se ato para nuk shkojnë për përmirësimin e spitaleve por për të fryrë xhepat e tyre

"Unë dua të përgëzoj Syrin sepse keni bërë një lidhje shumë organike të kronikës për spitalin onkologjik për koncesionet është lidhja e shkakut me pasojën. Kemi një shëndetësi që fatkeqësisht e përmendin të gjithë pacientët që  ika lidhur fati i keq me spitalin onkologjik, pra kemi një shëndetësi që vuan nga mungesa e medikamenteve dhe sa herë mungon gjendet rruga më e shkurtër për ta rekomanduar në bizneset private.

 Këto sipas OBSH janë shpenzime katastrofike që shkatërrojnë ekonominë e familjeve pasi sëmundjet tumorale kushtojnë qindra mijëra euro. Sëmundjet tomorale janë klasifikuar si sëmundje kronike dhe pacienti këto sëmundje i ka për të gjithë jetën edhe shpenzimet do të vazhdojnë gjithmonë.

Me paratë nga taksat e qytetarëve që shkojnë në shëndetësi ata keqpërdoren duke u futur në xhepat e klientëve të qeverisë, ministrat udhëtojnë me aviona privat nga këto biznesmenë që përfitojnë tendera korruptim.

Fakti që këto tendera miliona euro që shkojnë në xhepat e biznesmenëve të lidhur me qeverinë orientohen drejtë këtyre oligarkëve sjellin dhe të drejtën që qytetarët ti  cilësojnë hajdutë që duhet të përballen me drejtësinë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco