Zgjedhjet në Kukës/ Korreshi tallë Lulin: Ore se provuam atë vulën e re a regjistron Kandidat?? Se kishte dhe bojë shumë

Zgjedhjet në Kukës/ Korreshi tallë Lulin: Ore se provuam atë vulën e re a regjistron Kandidat?? Se kishte dhe bojë shumë

16:37, 31/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD Saimir Korreshi përmes një statusi në FB hedh dyshime se Lulzim Basha nuk mund të regjistrohet si subjekt politik në KQZ në zgjedhjet e Kukësit.

“Ore se provuam ate vulen e re a regjistron Kandidat?? Se kishte dhe boje shume” – shkruan Korreshi.

Në këtë rast ai i referohet standartit të vendosur nga KQZ për zgjedhjet e 14 Majit, ku zgjedhja e Sali Berishës si kryetar nuk u njoh për shkak të kontestimit nga Këshilli Kombëtar i PD, ndërkohë që u pranua që Lulzim Basha nuk konsiderohej më Kryetar i PD, pavarësisht vërtetimit të gjykatës për shkak të dorëheqjes.

Sipas verifikimeve zgjedhje e re e bërë nga Basha në 29 Korrik nuk është dërguar për regjistrim në gjykatë dhe për pasojë nuk ka efekt ligjor. Ndërsa Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm anulloj zgjedhjet për Kryetar dhe dërgoi vendimin në gjykatë. Ligjërisht sot PD sipas vendimit të Këshillit Kombëtar nuk ka drejtues partie, që pamundëson regjistrimin në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco